Versioni zyrtar i gjykatës për dënimin e katër aktivistëve të VV-së

  • 17 November 2017 - 16:43
Versioni zyrtar i gjykatës për dënimin e katër aktivistëve të VV-së

Gjykata Themelore në Prishtinë, sot ka shpallur publikisht Aktgjykimin kundër katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Berisha, për veprën penale kryerja e veprës terroriste.

Kjo gjykatë përmes njoftimit për media, njofton se të akuzuarit janë dënuar në total me 21 vjet e gjashtë muaj burgim.

“I akuzuari A.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) viteve”.

“I akuzuari F.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) viteve”.

“I akuzuari E.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve e 6 (gjashtë) muaj.

“E akuzuara A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve”.

Sipas gjykatës, të dënuarve do t`u llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

“Gjykata ka konstatuar se të akuzuarit A.A, F.K, E.H dhe A.B, duke vepruar në grup dhe me role të ndara, që nga mesi i muajit korrik të vitit 2016, kishin përgatitur dhe planifikuar veprime përgatitore në drejtim të kryerjes së veprës penale të sulmit mbi objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës .

(Kosova Sot)