Kelmendi: Ndëshkimi përsëritet

  • 17 November 2017 - 18:00
Kelmendi: Ndëshkimi përsëritet

Analistët politikë u bëjnë thirrje qytetarëve që të votojnë për ndryshime në balotazhin e së dielës për kryetar të Prishtinës, duke ndëshkuar keqqeverisjen e Shpend Ahmetit. Ndëshkimin e kësaj keqqeverisje e kërkon me çdo kusht analisti politik Jeton Kelmendi.

"Shpend Ahmeti edhe para katër vjetësh erdhi në pushtet jo si rezultat i besimit nga qytetarët, por fati i tij u gjet aty dhe për ta dënuar ish- kryetarin e padisiplinuar Isa Mustafa, prandaj u bashkuan të gjithë kundër tij, prandaj edhe e përzgjodhën këtë person dhe Lëvizjen e tij VV, që i zhgënjeu të gjithë. Tani po shihet se janë po këta që duhet të ndëshkohen, VV-ja dhe qeverisja e tyre, sepse qytetarët tanimë dihet se nuk meritojnë t'ia humbin kryeqytetit edhe katër vjet të tjera. Në asnjë mënyrë nuk do ta votoj Shpend Ahmetin, sepse Prishtina meriton nivel më të mirë", theksoi ai.

(Kosova Sot)