Fetahu: Katër vjet bllokim dhe stagnim

  • 17 November 2017 - 18:04
Fetahu: Katër vjet bllokim dhe stagnim

Se keqqeverisjen dhe qeverisjen e inkriminuar për katër vjet në Prishtinë duhet ndëshkuar duke votuar për ndryshime është gjykim edhe i analistit Ilir Fetahu.

"Sa i përket garës së balotazhit në Prishtinë, unë mendoj se dihet të ketë ndryshime në qeverisjen aktuale komunale dhe mendimi im është që Arban Abrashi ka përparësi të dukshme ndaj Shpend Ahmetit. Ndonëse ka pasur disa punë të mira, që mund të numërohen në gishta gjatë këtij mandate, konsideroj se, sidomos në pjesën e dytë të mandatit, e sidomos në këtë të fundit, Shpend Ahmeti ka qenë krejtësisht bllokues dhe stagnues i shumë proceseve", u shpreh ai."Duke e pasur parasysh që Prishtina është një e katërta e Kosovës, kryeqyteti nuk është dashur dhe nuk duhet të shkojë edhe më tutje me hapa të breshkës në fushën e zhvillimit, por është dashur të jetë deri më tani, dhe duhet të jetë domosdoshmërish në të ardhmen, një nga promotorët e fuqishëm të zhvillimit të vendit, ku duhet të zhvillohen projekte shumë të mëdha me të cilat duhet të identifikohet dhe të krenohet jo vetëm Prishtina, por edhe Kosova. Unë mendoj që në këtë objektiv tash për tash vetëm kandidati Abrashi i ka këto cilësi dhe ka një program ambicioz, pavarësisht kostos së lartë që ka. Ai është i realizueshëm gjithsesi në bashkëpunim edhe me institucionet financiare ndërkombëtare dhe Qeverinë e Kosovës", theksoi Fetahu.

"Dobësitë e para të Shpend Ahmetit kanë filluar që në ditët e para të mandatit të tij, duke pasur qasje të gabuar të përpjekjes jonormale të qeverisjes së pakicës, që të qeverisë vetëm kryetari i Kuvendit pa votat e Kuvendit Komunal, pa koalicionet të logjikshme e të nevojshme që është dashur të ndërtohen në fillim të mandatit e jo ato të bëhen vetëm pas kalimit të pjesës së parë të atij mandati kur u bënë do koalicione krejtë- sisht kozmetike. E, në demokraci dihet që qeveris dhe zhvillon vendin vetëm shumica e ndërtuar në baza dhe parime krejtësisht demokratike, si në nivelin qendror edhe në atë lokal. Ndryshe, ne jemi dëshmitarë vetëm të përplasjeve të mëdha që janë bërë për ndërmarrjet publike, të cilat për inatet politike i kanë kushtuar shumë qytetarit të Prishtinës, i cili nuk duhet të lejojë të përsëriten edhe njëherë", tha Fetahu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)