Monica Lewinsky është përbuzur nga Bill Clinton-i

  • 29 July 2015 - 21:28
Monica Lewinsky është përbuzur nga Bill Clinton-i

Camille Paglia, një kritike akademike dhe sociale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka rihapur skandalin që për aktorë kishte pasur Bill Clinton-in dhe Monica Lewinsky-n, tani që kanë kaluar afro njëzet vjet që prej kur kishte ndodhur ky skandal seksual. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Paglia e ka quajtur Clinton-in ‘abuzues serik të femrave të klasës punëtore’, i cili e kishte përdorur Lewinsky-n në kohën kur ajo ka qenë duke bërë praktikë në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Kosova Sot.

Weighing in: Camille Paglia is lashing out at Bill Clinton in a new interview over his affair with Monica Lewinsky (pair above in a photo from 1995)

Standarde të dyfishta për sjelljet e Clinton-it

Intervista e Paglia-s është e para në serinë e intervistave, gjatë të cilave e vetëshpallura ‘feministe e papajtueshme’ do të shpalosë gjithçka, duke filluar nga skandali i Clinton-it dhe Cosby-t deri tek burri që do të garoj për president nga radhët e Partisë Republikane.

Ajo ka vendosur që të fillojë me Clinton-in si dhe me shumë femra, për të cilat ajo beson që kurrë nuk kanë kërkuar përgjegjësi nga ai për sjelljet e tij.

“E vërteta e tmerrshme është që institucioni feminist në SHBA, i udhëhequr nga Gloria Steinem, ka aplikuar standarde të dyfishta për sjelljet e Bill Clinton-it, për shkak të faktit që ai ka qenë një demokrat”, ka thënë Paglia.

“Presidenti demokratik dhe administrata e tij e kanë mbështetur të drejtën për abort, andaj nuk ka pasur shumë rëndësi se çfarë kanë qenë sjelljet e tij personale”.

Ajo më pas ka shtuar: “Sa i përket rastit të Monica Lewinsky-t mendoj që dështimi i Gloria Steinem dhe kompanisë për ta mbrojtur atë ka qenë një turp i madh për gjithë historinë e feminizmit. Çfarë dallimi më të madh mund të kërkojmë sesa atë mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kësaj vajze të gjorë? Ajo ka qenë një vajzë e cila, kur e ka shikuar presidentin, ka menduar që po e sheh figurën e babait të saj”.

Bad days: The Clintons are seen in 1998 just days after news of his affair with Lewinsky became public

Jeta e Monica-s u shkatërrua nga publiciteti

Ndër të tjera, ajo ka thënë edhe se Clinton-i nuk e ka trajtuar Lewinsky-n as si dashnore.

Në kohën kur kishte filluar afera, Clinton-i ka qenë 49-vjeçar ndërsa Lewinsky ka qenë një mjeke praktikante, vetëm 22-vjeçare. Lewinsky më vonë kishte deklaruar se ata dy kishin qenë bashkë nëntë herë, duke filluar nga marsi i vitit 1997. Afera ishte bërë publike në janar të vitit 1998, pasi Linda Tripp ia kishte dhënë Kenneth Star-it incizimet ku Lewinsky e pranonte aferën me presidentin. Star në atë kohë ka qenë duke e hetuar rastin e ngacmimit seksual të Clinton-it ndaj Paula Jones-it, një ish punonjëse në shtetin e Arkansasit.

Paglia është ndalur edhe në mënyrën se si Clinton-i e ka trajtuar Lewinsky-n gjatë lidhjes së tyre të fshehtë, duke i kritikuar metodat e tij.

 “Ai mund ta kishte marrë atë në një udhëtim të bukur”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Paglia është ndalur pak edhe në pjesën pas publikimit të aferës, duke thënë që, pasi që një gjë e tillë kishte ndodhur, jeta e saj ishte shkatërruar plotësisht nga publiciteti që e kishte përcjellë.

Përveç aferës së ish-presidentit të SHBA-së, Paglia ka folur edhe për Emma Sulkowicz-in, që dikur kishte rrëfyer për një femër, që kishte pretenduar të ishte dhunuar në Universitetin e Kolumbisë në SHBA.

“Ky universitet, që njihet si njëri nga më të suksesshmit, e ka turpëruar veten nga mënyra se si e ka trajtuar këtë çështje”, ka thënë Paglia.

Intervista e Paglia-s do të publikohet në ‘Salon Media Group’ në dy ditët e ardhshme, intervistë kjo që do të përcillet nga publikimi i mendimeve të Paglia-s në lidhje me garën për nominim nga Partia Demokrate, që po zhvillohet në mes të Hillary Clinton-it dhe Bernie Sanders-it.

(Kosova Sot)