Basha: Bandat e Edi Ramës po godasin fermerët e duhanit

  • 29 July 2015 - 21:31
Basha: Bandat e Edi Ramës po godasin fermerët e duhanit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar këtë të mërkurë kryeministrin Edi Rama se, “pasi i mashtroi fermerët se do t’u rriste çmimin e duhanit ndërseu sot taksidarët e tij të krimbur në rryshfete ndaj fshtarëve që shisnin aq sa për të mbajtur frymën gjallë”.

“Zuzarët e Ramës iu vërsulën fshatarëve të drobitur jo për të mbushur arkën e shtetit, por për të mbrojtur interesat e klientëve të tyre kontrabandistë”, ka deklaruar Basha në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, me urdhër e dijeni të Edi Ramës po këta taksidarë mbyllin sytë para kontrabandës së cigareve, “që iu ka kushtuar shqiptarëve plot 50 milionë dollarë të ardhura nga akciza e cigareve që i mungojnë buxhetit të shtetit vetëm në periudhën janar-qershor”.

“Vidh buxhetin, bjeru njerëzve. Ky është regjimi kriminal e i korruptuar i Edi Ramës dhe Ilir Metës”, përfundon Basha mesazhin e tij.