‘Lamborghini’ i dhuron Papa Françeskos veturë, ai do ta shes për t’’i realizuar tri projekte (Foto)

  • 18 November 2017 - 09:28
‘Lamborghini’ i dhuron Papa Françeskos veturë, ai do ta shes për t’’i realizuar tri projekte (Foto)

Papa Françesko do të nxjerrë në ankand një makinë të tipit “Lamborghini” të personalizuar, që iu dhurua nga kompania që prodhon mjetet e luksit. Përfitimi nga shitja do të përdoret për bamirësi.

“Lamborghini” ka realizuar një veturë unike të modelit “Huracan” dhe ia ka dhuruar Papa Françeskos. Lajmi është konfirmuar nga vetë selia e shenjtë. “Lamborghini Huracan RWD”, e dhuruar për Papën, është realizuar nga departamenti i personalizimit të shtëpisë automobilistike dhe është prezantuar në Vatikan me ngjyrën e bardhë dhe me disa vija të verdha, pasi këto dy ngjyra janë dhe flamur i qytetit të Vatikanit.

Vetura, e autografuar nga Ati i Shenjtë në kofano, do të vendoset në ankand me 12 maj të 2018. Përfitimi nga shitja do t’i dorëzohet drejtëpërdrejtë Papës, i cili ka vendosur ta shfrytëzojë për tre projekte. Para së gjithash, ai ka vendosur të mbështesë projektet e dy shoqatave italiane aktive në Afrikë të dedikuara kryesisht në përkujdesjen për gratë dhe fëmijët.

Një pjesë tjetër e përfitimit nga shitja e “Lamborghinit” të Papës do të shkojë për një shoqatë të Vatikanit që prej 50 vitesh përkujdeset për viktimat e prostitucionit. Gjithashtu me paratë e fituara, Ati i Shenjtë do të ndihmojë edhe të krishterët në Irak.

Image
Image
Image

 (Kosova Sot)