Pejë, arrestohen tre persona pasi i shitën gjësendet e vjedhura

  • 18 November 2017 - 14:45
Pejë, arrestohen tre persona pasi i shitën gjësendet e vjedhura

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dje në Pejë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi kanë shitur gjësende të makinerisë të cilat i kanë vjedhur nga viktima-mashkull.

“Të dyshuarit i kishin shitur sendet e vjedhura në shitoret për rreth magjistrales Pejë - Prishtinë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

 (Kosova Sot)