Po rregullonte prizën e televizorit, 68-vjeçarin nga Pogradeci e zë korenti

  • 18 November 2017 - 14:53
Po rregullonte prizën e televizorit, 68-vjeçarin nga Pogradeci e zë korenti

Një 68-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku  A.M, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke punuar me prizën e televizorit.

Edhe pse ai është dërguar në spital nuk ka mundur që të mbijetojë dot.

Policia thotë se është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 (Kosova Sot)