GURAZIU: TË GJITHA PARTITË POLITIKE NË KOSOVË, PA ASNJË DALLIM, PËR SHEFA I KANË VËLLEZËRIT E KORPORATËS SË TEJINKRIMINUAR "DEVOLLI"

  • 18 November 2017 - 16:23
GURAZIU: TË GJITHA PARTITË POLITIKE NË KOSOVË, PA ASNJË DALLIM, PËR SHEFA I KANË VËLLEZËRIT E KORPORATËS SË TEJINKRIMINUAR

Shpëtimin e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës nga alternativat e reja politike e sheh zgjidhje të vetme edhe analisti Ragip Guraziu. "Patatja e nxehtë në duart e votuesve që më duket se edhe këtë të diel të kemi dalje të ulët të qytetarëve në balotazh, si pasojë e kulmit të zhgënjimit të qytetarëve në këto parti politike, mirëpo po bëhet e domosdoshme tani më shumë se kurrë dalja në skenën politike të vendit e alternativave të reja me figura të pakorruptuara dhe të pakonsumuara", u shpreh ai.

Sipas tij, këto struktura politike të të gjitha partive në Kosovë nuk do të sjellin asgjë të re këtë të diel për qytetarët kosovarë, por ata që do të përfitojnë do të jenë vetë politikanët dhe mafio-oligarkët e nëntokës, që realisht po e sundojnë këtë popull dhe këtë shtet, ku edhe populli po e sheh se të gjitha partitë politike në Kosovë, pa asnjë dallim, për shefa i kanë vëllezërit e korporatës së tejinkriminuar 'DEVOLLI'. Në Kosovë është e katandisur e tërë skena politike, në këtë gjendje alarmante kriminale, e kur emëruesi i përbashkët është financimi i hapur dhe i fshehur nga majat e krimit të organizuar në vend, që i bie nga vëllezërit e tejinkriminuar Devolli dhe jo vetëm, ndërsa po i prin haptas kësaj "valle" të krimit të organizuar me vëllezërit e inkriminuar Devolli edhe në këto zgjedhje komunale pikërisht kreu i Komunës së Prishtinës nga VV-ja, Shpend Ahmeti.", theksoi Guraziu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)