Ahmeti: Kosova doli e dëmtuar

  • 18 November 2017 - 16:31
Ahmeti: Kosova doli e dëmtuar

Analisti Hidajet Ahmeti tha se dialogu Kosovë-Serbi është dëshmuar se ka qenë një qasje e mbrapshtë, duke fuqizuar Serbinë në raport ndërkombëtar e duke gjunjëzuar Kosovën karshi Serbisë.

"Gjashtë vjet bisedime, jo që u integruan serbët në institucionet e Republikës së Kosovës, por u fuqizua shteti serb brenda Kosovës. Shumë marrëveshje të arritura në mes palëve nuk u zbatuan asnjëherë, edhe ndërmjetësja në mes palëve, BE-ja heshti, bile duke insistuar që dialogu të vazhdojë. Shumë herë u maltretuan ish- luftëtarët e UÇK-së, u fyen institucionet e Republikës së Kosovës, u provokua përmes ndërtimit të murit dhe tendencën për futjen e trenit provokues, por institucionet e Republikës së Kosovës prapë vazhduan me logjikën e njëjtë karshi dialogut. Me këta njerëz dialogu do ta afrojë Serbinë drejt BE-së dhe mekanizmave të fuqishëm ndërkombëtarë dhe do ta dëmtojë Republikën e Kosovës në substancë.", është shprehur ai.

(Kosova Sot)