Familjet më të pasura në Azi për vitin 2017

  • 18 November 2017 - 19:27
Familjet më të pasura në Azi për vitin 2017

RECETA PËR SUKSES NGA FAMILJA LEE

Brendi "Lee Kum Kee" prodhon më shumë se 200 lloje të ndryshme të salcave

Suksesi i ditëve tona në një masë të madhe është rezultat i vendimeve kritike të cilat Lee i mori në fund të viteve 1990-s, duke u zgjeruar në Kinë, me anë të hapjes së dy fabrikave në provincën Guangdong dhe duke hapur një qendër të përbërësve bimorë kinezë

Si një biznes i vajit të gocëdetit, që filloi në vitin 1888 gjatë perëndimit të Perandorisë Kineze, tani kemi lulëzimin e tij në epokën e internetit. Ky biznes mbijetoi dy ndarje të ashpra rreth pasurisë familjare, u bë i fuqishëm përgjatë katër gjeneratave dhe tani është duke përparuar me shtrirje të veprimtarisë në ushqimet e shëndosha, patundshmëri dhe aplikacione mobile të fitnesit. Brendi "Lee Kum Kee" prodhon më shumë se 200 lloje të ndryshme të salcave - nga soja, karkalecat e detit, specat 'chili', pastaj salca japoneze, etj, por pasuria që ky brend ka krijuar, sot është e përqendruar te njëra degë e familjes, që kryesohet nga plaku 88 vjeçar, Lee Man Tat. "Forbes Asia" vlerëson se pasuria e kësaj familjeje është 8.4 miliardë, gjë që ia siguron asaj pozitën e 30-të në listën tonë të familjeve më të suksesshme të biznesit në Azi.

Salca "Lee Kum Kee", u pëlqye shumë nga klientët e pasur

Suksesi i ditëve tona në një masë të madhe është rezultat i vendimeve kritike të cilat Lee i mori në fund të viteve 1990s: duke u zgjeruar në Kinë, me anë të hapjes së dy fabrikave në provincën Guangdong dhe duke hapur një qendër të përbërësve bimorë kinezë. Që të pesë fëmijët e Lee's - Eddy, David, Charlie, Sammy dhe Elizabeth - kanë punuar në bizneset me seli në Hong Kong. Ajo ia dha rolin udhëheqës Charlie-t, i cili mbikëqyr një rrjet të madh distribuomi, në më shumë se 100 vende, që mundësohet nga pesë fabrika: në Kinë, Hong- Kong, Malajzi dhe Los Anxheles. Ishte babagjyshi i Lee Man Tat-it, Lee Kum Sheung, ai që hasi në një recetë për prodhimin e salcës së parë botërore të gocës së detit. Më pas, tregtari asokohe 26- vjeçar i gocave të detit, në një fshat afër Makaut, ai pjek tepër gocat e tij të detit, pa dashje. Atë që ai fitoi në fund të enës së djegur, ishte një pastë e shijshme, por e trashë e gocave të thara të detit dhe salcës. Ai e quajti këtë salcë Lee Kum Kee, e cila u pëlqye shumë nga klientët e pasur. Por, këto nuk ishin kohët më të mira, të mundshme. Oborri perandorak kinez ishte duke u përpjekur që të rilindte në aspektin ushtarak dhe kulturor, me qëllim që t'iu kundërvihej forcave të jashtme, që ishin në kufijtë e saj. Biznesi mbijetoi duke u zhvendosur në Makau, në vitin 1902, e më pas në HongKong, në vitin 1932. Sot këtë salcë e kanë përdorë edhe astronautët kinezë në hapësirë. 

Zgjerimi në Evropë

Në gusht familja përshpejtoi lëvizjen e saj në Evropë, duke blerë për 1.7 miliard dollarë një rrokaqiell të njohur me emrin "Walkie Talkie" në Londër. Sammy thotë se këtë blerje e kishin bërë për ta zgjeruar shtrirjen globale. 

JA EDHE DHJETË FAMILJET MË TË PASURA TË AZISË

1. Familja Ambani - 44.8 miliardë dollarë - "Reliance Group", Indi; 2. Familja Lee (Byung-Chull) - 40.8 miliardë dollarë - "Samsung", Kore e Jugut; 3. Familja Kwok - 40.4 miliardë dollarë - "Sun Hung Kai & Co", Hong- Kong; 4. Familja Chearavanont - 36.6 miliardë dollarë - "Charoen Pokphand (CP) Group", Tajlandë; 5. Familja R. Budi & Michael Hartono - 32 miliardë dollarë, "Djarum", Indonezi; 6. Familja Lee (Shau Kee) - 29 miliardë dollarë - "Henderson Development", Hong- Kong; 7. Familja Kwek / Quek - 23.3 miliardë dollarë, "Hong Leong Group", Malajzi; 8. Familja Cheng - 22.5 miliardë dollarë, "Chow Tai Fook", HongKong; 9. Familja Sy - 20.1 miliardë dollarë, "SM Investments Corporation", Filipine; 10. Familja Chirathivat - 19.3 miliardë dollarë, shitje me pakicë, Tajlandë.

(Kosova Sot)