Shtëpia 350-vjeçare e familjes Pomaku, një mrekulli e vërtetë

  • 18 November 2017 - 19:36
Shtëpia 350-vjeçare e familjes Pomaku, një mrekulli e vërtetë

KA NJË STIL TEPËR TË VEÇANTË DHE ARKITEKTURË INTERESANTE

Në rrugën e "Saraçëve"një shtëpi me dyer druri është e vjetër rreth 350 vite. Një shtëpi e bukur si një zonjë e rëndë me gur të latuar, me tavane të zbukuruara që asnjë makinë moderne nuk mund të gdhend kaq mjeshtërisht. Dhomat e ndara, secila dhomë me portat triumfale kanë një stil ndërtimi tepër interesant. E zonja e kësaj shtëpie Dr. Zana Mustafa mjeke pediatre, tregon se përkushtimi i familjes Mustafa ishte që të ruhet sa më shumë dhe autentike kjo shtëpi me gjithë bukuritë që ka. Bukuritë e portave truimfale, tavanet e zbukuruara si dhe orenditë e futura në mure me dekoret e harkoreve dhe "hamamgjikët', shfaqen në mënyrën fenomenale në këtë shtëpi. Kurse ngrohja qendrore i jep mrekulli të veçantë kësaj shtëpie. Mustafa thotë se mermeri ishte sjellë nga lindja e mesme. Fikrim Mustafa, tregon se ata përkushtimisht janë munduar që këtë shtëpi kaq karakteristike ta ruajnë me aq sa munden. Ajo që e frymëzon këtë familje janë tani edhe bijtë e kësaj familje. Doktoresha Zana tregon se edhe nusja e ardhur e djalit ka dëshirë për këtë shtëpi karakteristike dhe ka dashuri të madhe ndaj saj. 

Image

Kjo shtëpi ka pasur edhe jazin e dikurshëm

Për vjetërsinë e kësaj shtëpie pohon edhe Mr. Jusuf Xhibo, arkeolog."Unë në bazë të disa analizave që kam bërë dhe stilit të ndërtimit të kësaj shtëpie supozojmë se kjo shtëpi i përket shekullit XVIII", është shprehur ai. Thotë se kjo shtëpi ka pasur edhe jazin e dikurshëm, i cili sillte ujë të pastër dhe të kulluar."Atëbotë pjesa borgjeze e kishin të gjithë nëpër oborret e bukura. Ajo shtresë e qytetarëve kishin atë jaz si një ujë shenjtërie e pinin ujin bagëtia". Shton se edhe vetë prizrenasit pinë ujë nga krojet e bukura të fontanave të mermerta. Kjo shtëpi ende ka ruajtur karakteristikat e vjetra, ku ka ahurin për bagëti dhe koshin e madh. Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, thekson se restaurimet për objektet e vjetra janë duke përfunduar dhe po realizohen nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të aktiviteteve restauruese - konservuese për vitin 2017. Gashi thekson se familja Pomaku ndihet e lumtur që falë përkushtimit të institucioneve shtetërore, në këtë rast Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, janë marrë masa për riparimin në ndërtesat-monumentet arkitekturale të rrezikuara, në zonën historike të Prizrenit dhe objektet tjera që gjendën në Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme. Familjarët e familjes Pomaku, Zana Mustafa dhe Fikrim Mustafa,u shprehën të kënaqur me mbështetjen e treguar nga ana e institucioneve shtetërore duke potencuar faktin se edhe ata do të mbesin të përkushtuar si qytetarë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore që ka qyteti i Prizrenit. 

Ende ruhet zilja në derën e hyrjes

Karakteristikë e veçantë e kësaj shtëpie është se ende ruhet zilja e cila rri e lidhur me derën e hyrje. Sa herë që hapen dyert e oborrit ajo zile me cingërrimin e saj tregon se kush hyn e del nga oborri që është i mbyllur më mirë nga qerpiçët. Ende janë ruajtur gurët e latuar që ishin në mbajtje të trarëve të hajatit të hapur të kësaj shtëpie që tashmë për shkak të rrethanave ai hajat i hapur nuk ekziston më. Por janë plot artefakte që tregojnë se në këtë familje kishte një kamje të madhe. Familja e njohur e dikurshme e këtij qyteti, klima e butë e qytetit ka bërë që Prizreni të ketë edhe bimën fikut të shumtë që janë një pasuri e rrallë.

(Kosova Sot)