Burjani: Në bisedimet e deritanishme përfituese ka qenë kryesisht shteti serb

  • 18 November 2017 - 19:52
Burjani: Në bisedimet e deritanishme përfituese ka qenë kryesisht shteti serb

Analisti Blerim Burjani thotë se në bisedimet e deritanishme përfituese ka qenë kryesisht shteti serb, ndërsa Kosovës një dëm të veçantë ia ka shkaktuar edhe fusnota.

"Ishte një dialog i Hashim Thaçit dhe asistentes së tij Edita Tahiri. Të dy këta kishin dialoguar pa transparencë", vlerëson Burjani. 
"Deri më tash kanë mbetur dhe mund të mbeten totalisht të patrajtuara problemet e dëmeve të luftës dhe kompensimet, kthimi i fondeve të marra nga Serbia dhe të pagjeturit", tha Blerim Burjani.

(Kosova Sot)