VMRO-DPMNE: Nuk do ta mbështesim ligjin për avancimin e shqipes

  • 18 November 2017 - 20:27
VMRO-DPMNE: Nuk do ta mbështesim ligjin për avancimin e shqipes

VMRO-DPMNE ka dalur sërish kundër ndryshimeve në ligjin për gjuhët i cili parasheh avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

Sipas VMRO-së ndryshimet e propozuara janë tërësisht jo kushtetuese.

“Ligji për dygjuhësi është tërsisht jo kushtetues dhe në shum nene i tejkalon kufijt e kushtetutës. Në përputhje me këtë ligj Maqedonia do të fitojë gjuhën e dytë zyrtare në tër teritorin e shtetit dhe i njejtë do të jetë në përdorim zyrtar në të gjitha institucionet në nivel qëndror”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia e Gruevskit thonë se nuk do ta mbsështesin këtë ligj ndërsa e akuzoi LSDM-në se po e ridefinon shtetin. Ndryshe faza e parë e propozim ligjit u miratua ditë më parë me votat e shumicës parlamentare, ndërsa shqyrtimi i fazës së dytë fillon më 22 nëntor për kur është thirrur seanca e komisionit kuvendor për çështje evropjane si komision amë, pasi ligji në fjalë miratohet me flamurin e BE-së.

(Kosova Sot)