Digjet një shqiptar në Greqi, rrobat i gjenden pranë vendngjarjes
Një shqiptar u gjet i vdekur pasi kishte marrë djegie fatale në rrethana ende të paqarta.
Viktima është një shtetas shqiptar emigrant në Shqipëri. Policia e Greqisë nuk e konfirmoi identitetin e të ndjerit.
Në Sirako, zonë e Ipiros pranë kufirit me Shqipërinë, në një pyll ku viktima kishte shkuar për shkak të punës si bari, kishte që dje që kryheshin kërkime, pasi të hënën familja e tij informoi policinë për zhdukjen.
Burri u gjet i djegur në shkallë të lartë, kurse një pjesë e rrobave i kishte pak metra më tutje te një stan ku natën barinjtë mbledhin dhentë që kullotin gjatë ditës, transmeton noa.al.
Dyshimet e para janë se bariu ka qenë duke iu shmangur vapës ndaj ishte zhveshur pjesërisht dhe ishte shtrirë për t’u çlodhur. Mendohet se një zjarr që përfshiu pyllin e ka përfshirë duke i marrë jetën.
Gjithsesi policia tha se po pret shkaqet e sakta që duhet të dalin prej autopsisë.