Ky është mesazhi i presidentit për ditën e zgjedhjeve

  • 18 November 2017 - 21:53
Ky është mesazhi i presidentit për ditën e zgjedhjeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, një ditë para zgjedhjeve ka përgëzuar partitë politike dhe kandidatët për fushatën elektorale, duke e quajtur atë të dinjitetshme.

Thaci është shprehur i sigurtë se zgjedhjet nesër do të jenë fer, demokratike dhe të bazuara në standardet evropiane. 

“Në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës, nesër do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetarë komunas
I përgëzoj partitë politike dhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme elektorale, kurse shoqërinë civile dhe mediat për angazhimin dhe raportimin korrekt.
Jam i sigurt se procesi i nesërm zgjedhor do të jetë fer, demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane, që tashmë i kemi vendosur si shoqëri.
I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre t’i zgjedhin udhëheqësit e komunave të tyre për katër vjetët e ardhshme. HTH” ka shkruar Thaçi.

(Kosova Sot)