Voton Albin Kurti

  • 19 November 2017 - 09:39
Voton Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hedhur votën e tij.

Kurti ishte i vetëm dhe votoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Pas votimit, Kurti ka ftuar gjithë qytetarët e komunave ku sot mbahen zgjedhjet të dalin dhe të zgjedhin udhëheqësit e tyre.

“Sot nuk vendosin politikanë për qytetarët, por qytetarët për politikanët. Janë në gjyqin e qytetarëve të Kosovës. Për 5 minuta vajtje-ardhje, gjatë këtyre 12 orëve, qytetarët përcaktojnë jetën e tyre për së paku katë vitet e ardhshme. Urime zgjedhjet për të gjithë, kjo ditë është e rëndëishme për të gjithë ne”, ka thënë Kurti

 (Kosova Sot)