Dorëzohet i dyshuari për vrasjen e dy të rinjve në Prishtinë

  • 19 November 2017 - 11:16
Dorëzohet i dyshuari për vrasjen e dy të rinjve në Prishtinë

I dyshuari për vrasjen e dy të rinjve në afërsi të parkut të qytetit të Prishtinës është dorëzuar mëngjesin e së dielës në polici.

 I dyshuari  është dorëzuar nga një makinë e tipit Touareg ndërsa aty është pritur nga pjesëtarët e policisë.

Dy të rinj ishin qëlluar për vdekje mesditën e 28 gushtit 2016 në afërsi të parkut të qytetit. I dyshuari, një shtetas i Shqipërisë, ishte në arrati deri mëngjesin e sotëm.

(Kosova Sot)