Ja sa qytetarë kanë votuar deri tani në Gjakovë

  • 19 November 2017 - 11:31
Ja sa qytetarë kanë votuar deri tani në Gjakovë

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në Komunën e Gjakovës të drejtën për votim e kanë shfrytëzuar 8 mijë e 344 qytetarë, apo përkthyer në përqindje 7.53%.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote kanë gjithsej 114.418 qytetarë, ndërsa në këtë komunë janë gjithsej 144 vendvotime.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend po mbahet në 19 komuna. Procesi zgjedhor ka filluar me rregull nga ora 7:00 e mëngjesit.

Në komunën e Gjakovës, për të karrigen e kryetarit po garojnë Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.

 (Kosova Sot)