Ky është numri i qytetarëve që votuan në Prishtinë

  • 19 November 2017 - 11:37
Ky është numri i qytetarëve që votuan në Prishtinë

Deri në orën 11:00 në Komunën e Prishtinës kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit 12 mijë e 786 qytetarë.

Kështu tregojnë të dhënat zyrtare të KQZ-së për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.

Sipas KQZ-së nga 188 mijë e 341 qytetarë sa kanë të drejtë vote në Prishtinë vetëm 8.97 për qind e kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit në 236 vendvotime.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend po mbahet në 19 komuna. Procesi zgjedhor ka filluar me rregull nga ora 7:00 e mëngjesit. 

 (Kosova Sot)