Prokuroria flet për Xhamin e thyer në qendrën e votimit në Klinë

  • 19 November 2017 - 11:43
Prokuroria flet për Xhamin e thyer në qendrën e votimit në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se sot në mëngjes kanë hasur në një xham të thyer në një qendër votimi në komunën e Klinës.

Zëdhënësi Ersan Qavolli tha  për Kallxo.com se për këtë çështje ata janë njoftuar nga drejtori i shkollës në fshatin Ujmirë të Klinës.

Për rastin, më herët raportoi rrjeti i OJQ-vë që po vëzhgon zgjedhjet, “Demokracia në Veprim”.

“Në fshatin Ujmirë të Klinës, prokurori kujdestar ka dalë në vend të ngjarjes. Drejtori i shkollës ka raportuar se rreth orës 05:00 të mëngjesit është vërejtë një xham i thyer, jo shumë. Si duket rasti ka ndodhur para se të vijnë fletëvotimet”, tha Ersan Qavolli, zyrtar për media në Prokurorinë Themelore të Pejës.

 (Kosova Sot)