Deputeti i AAK-së thyen heshtjen zgjedhore, fton qytetarët të votojnë partinë e tij

  • 19 November 2017 - 13:21
Deputeti i AAK-së thyen heshtjen zgjedhore, fton qytetarët të votojnë partinë e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thyer heshtjen zgjedhore duke publikuar fotografi me mbishkrimin që të votohen kandidatët e AAK-së për kryetarë komunash.

Demaliaj, në një postim në rrjetin shoqëror “Facebook”, iu ka rekomanduar qytetarëve që të votojnë për kandidatët e partisë së tij.

“Sot po Votohet kështu në 6-të Komuna të Republikës së Kosovës ..!!! 50 AAK..!!”, ka shkruar Demaliaj në Facebook.Ndërkohë, në Kosovë, kjo parti ka gjithsej gjashtë kandidatë për kryetarë komune.

 

(Kosova Sot)