Arban Abrashi: Dilni e votoni, përcaktojeni të ardhmen e Prishtinës

  • 19 November 2017 - 13:33
Arban Abrashi: Dilni e votoni, përcaktojeni të ardhmen e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK’së, Arban Abrashi ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

A i ka thënë se ftoj të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar,

"Votimi sot nuk ka të bëjë vetëm për një kandidat, por për pjesëmarrjen në qeverisje lokale, të ardhmen e këtij këtij qyteti. Andaj i ftoj qytetarët që masivisht të dalin dhe të votojnë", ka thënë Abrashi.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Arban Abrashi kishte arritur të grumbullonte 35,91% të votave duke quar në balotazh kryetarin e deritanishëm të Prishtinës, Shpend Ahmetin nga LVV, i cili kishte marr 43,42 % të votave.

 (Kosova Sot)