Zyrtari i PDK’së në Prishtinë: Nga nesër përfundon koha e bandave e molotovit në Kryeqytet

  • 19 November 2017 - 14:38
Zyrtari i PDK’së në Prishtinë: Nga nesër përfundon koha e bandave e molotovit në Kryeqytet

Sekretari i PDK’së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë se nga nesër Kryeqyteti nuk do të qeveriset nga bandat dhe molotovi.

Ka thënë se era e ndryshimit ka nisur në qytetin në qytetin më të madh të Kosovës.

Sipas Exit Polleve të deritashëm në Prishtinë po frynë era e ndryshimit! Zgjedhje meritore e qytetarëve të Prishtinës kundrejt një qeverisje 4 vjeçare bllokuese, linquese e shantazhuese.  Nga nesër Prishtina nuk do të qeveriset nga bandat e molotovit! Prandaj, në këto orët në vazhdim, të gjithë të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi!”, ka shkruar Cakolli në Fb.

Gara në Prishtinë po zhvillohet ndërmjet Arban Abrashit dhe Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.

 (Kosova Sot)