Përqindje e ulët e daljes në zgjedhje në qytetin e Mitrovicës

  • 19 November 2017 - 14:51
Përqindje e ulët e daljes në zgjedhje në qytetin e Mitrovicës

Kështu ishte edhe në qendrën e votimit në shkollën Andon Zako Çajupi. Menaxherja e kësaj qendre, Melihate Meha ka thënë për lajmi.net se përgjigjja e qytetarëve për balotazh është e ulët.

Deri më tani edhe të dhënat që i ka publikuar KQZ-ja dhe Demokracia në Veprim, dalja në raundin e dyte, është shumë e ulët krahasuar me raundin e parë.

Në balotazh deri në ora 11 kanë votuar 89 mijë votues, apo mbi 6 për qind. Në raundin e parë në të njëjtën kohë kanë votuar 129 mijë qytetarë, apo 8.7 për qind.

Të dhënat zyrtare të daljen në vota do të dalin në ora 15 nga KQZ-ja.

 (Kosova Sot)