Lexoni fjalët rrëqethëse të Çun Lajçit për vajzën e vdekur

  • 19 November 2017 - 16:37
Lexoni fjalët rrëqethëse të Çun Lajçit për vajzën e vdekur

Aktori Çun Lajçi ia ka dedikuar disa vargje rrëqethëse vajzës së tij, e cila u gjet e vdekur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Vdekjen e një vajze në këtë lagje e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës. Sipas burimeve ajo ka vdekur nga mbidoza.

Këto janë vargjet e Lajçit:

A këputet peni moj e mira ime

S’po t’shkruaj ma

Si herave tjera për t’iu kthye

Pendimit

Se nenin e lidhun n’fyt

E paske zhgjidhë vetëm,

Pa m’pritë mua nga rrugë e largët

Shpresash paske ikë mbramë

N’udhëtimin tand t’fundit

Diku n’Ashkelon

N’kërkim t’fatit e t’vajit

Oooo

Mos ma vajtoni

Se sherua qenka përgjithmonë

Tue kërkua gurin e vet të varri.


(Kosova Sot)