Përfituesit nga falja milionëshe, sekret qeveritar

  • 30 July 2015 - 07:38
Përfituesit nga falja milionëshe, sekret qeveritar

Falja e borxheve deri në vitin 2008

Deputetë dhe analistë dyshojnë në prapaskenat e ligjit

Deputeti Enver Hoti dyshon në qëllimin e kësaj amnistie fiskale. "Me fshehjen e kësaj liste të borxhlinjve nga MF-ja dhe mostransparencën e saj po tregon se Qeveria dhe oligarkët janë edhe sundimtarët e Kuvendit të Kosovës", u shpreh ai 

Qeveria po e mban sekret listën e përfituesve komercialë nga falja e borxheve edhe pas miratimit të ligjit që e mundëson një gjë të tillë. "Të gjitha institucionet shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike janë të detyruara që brenda tridhjetë ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, t'i identifikojnë dhe përgatisin listat e të gjithë personave juridikë dhe fizikë, të cilët duke iu nënshtruar dispozitave ligjore në fuqi mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008", është përgjigjja zyrtare e Ministrisë së Financave, e cila i ka informacionet përkatëse, por si duket nuk dëshiron t'i bëjë transparente për publikun. Deputeti Enver Hoti dyshon në qëllimin e kësaj amnistie fiskale. "Me fshehjen e kësaj liste të borxhlinjve nga MF-ja dhe mostransparencën e saj po tregon se Qeveria dhe oligarkët janë edhe sundimtarët e Kuvendit të Kosovës", u shpreh ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)