Kuvendi sot mban seancë, ja rendi i ditës

  • 30 July 2015 - 07:48
Kuvendi sot mban seancë, ja rendi i ditës

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës, në të cilë pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë kërkesën për interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

Më pas, në seancë do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore dhe pritet të zgjedhen pesë anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

(Kosova Sot)