E përplas makina, vdes një person në Vlorë

  • 30 July 2015 - 07:58
E përplas makina, vdes një person në Vlorë

Një person ka humbur jetën rreth orëve të vona të së mërkurës pasi është goditur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku një makinë ka përplasur për vdekje shtetasin Kozma Bregova 70-vjeç.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, gjithashtu ka shoqëruar drejt komisariatit edhe drejtuesin e mjetit. Mësohet se viktima është dërguar për në morgun e spitalit të Vlorës ku do të kryhet autopsia,transmeton Shekulli.

Ende nuk dihen shkaqet që dërguan në këtë aksident. Nga hetimet e para dyshohet se një nga shkaqet mund të ketë qenë pakujdesia e të ndjerit ose shpejtësia tej rregullave e mjetit në lëvizje.