Svarqa falënderon votuesit, pranon humbjen

  • 19 November 2017 - 23:59
Svarqa falënderon votuesit, pranon humbjen

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e LDK’së, Muharrem Svarqa ka falënderuar votuesit e tij ndonëse ka thënë se votat kanë qenë të pamjaftueshme fitoren e tij.

Shkrimi i plotë i Svarqës në Facebook:

Ferizajas të dashur.

Votues besnik të LDK-së dua të ju shpreh falënderimet e mia të sinqerta për votat që mi keni dhënë sot, ndonëse ato janë të pamjaftueshme për të dalë fitues unë bashkë me ju.

Konsideroj se me këtë rezultat duhet të pajtohemi ngase mbretëria e votës ka vendosur kështu. Ferizajn do të vazhdojmë ta duam edhe nga pozicione tjera dhe do të punojmë fuqishëm për zhvillimin e tij.

Kemi humbur ndoshta vetëm një betejë e lufta vazhdon për fuqizim e reformim politik.

Numrat nuk e shprehin frymën. Numrat janë vetëm aspekt sasior dhe nuk janë esencial për të përcaktuar vullnetin tonë.

Ne do ta ruajmë frymën e punës, të progresit e të ndikimeve pozitive ndërsa nuk do të dorëzohemi në asnjë mënyrë.

(Kosova Sot)