Kjo parti do të udhëheq me komunat që kanë të hyrat më të mëdha në Kosovë!

  • 20 November 2017 - 00:24
Kjo parti do të udhëheq me komunat që kanë të hyrat më të mëdha në Kosovë!

Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq me komunat që do të kenë të hyrat më të mëdha vetanake në Kosovë.

Kështu të paktën pretendon njëri nga zyrtarët e VV-së, Besnik Bislimi.

Ai në një shënim në Facebook i ka bërë një analizë të hyrave vetanake të këtyre komunave, dhe ka arritur në përfundimin se komunat që udhëheq VV kanë të hyrat më të mëdha se sat ë komunave që udhëheqin partitë tjera.

Shënimi i plotë:

Pak ilustrim me numra te rezultateve te zgjedhjeve lokale 2017:

Gjate 4 viteve ne vijim:

PDK do te menaxhoj komunat qe kete vit kane patur buxhet total prej 54.2 milione kurse te hyra vetanake prej 7.9 milione.

LDK do te menaxhoje komuna qekete vit kane patur buxhet total prej 124 milione, kurse te hyra vetanake prej 17.8 milione.

AAK do te menaxhoje komuna qe kete vit kane patur buxhet total prej 73.4 milione, kurse te hyra vetanake prej 10 milione

VV do te menaxhoje komuna qe kete vit kane patur buxhet total prej 108.6 milione, kurse te hyra vetanake prej 31.3 milione.

Tri komunat qe do qeverisen nga VV kane te hyra vetanake sa gati te gjitha komunat qe do qeverisen nga PDK, LDK dhe AAK.

Kjo nese doni te dini fituesin e ketyre zgjedhjeve

(Kosova Sot)