Aksident në Tepelenë, vdes 25-vjeçari

  • 30 July 2015 - 08:32
Aksident në Tepelenë, vdes 25-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari është regjistruar ditën e sotme në Tepelenë.

Automjeti tip “Renault” me targë “AA634HD”, që po udhëtonte drejt Tiranës ka dalë nga rruga e si pasojë ka humbur jetën shtetasi Alfred Muçodemi.

Mësohet se në makinë kanë qenë edhe dy persona të tjerë të cilët kanë marrë disa dëmtime të lehta. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin, duke sjellë më pas edhe daljen nga rruga të automjetit, transmeton Shekulli.

Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.