Kuçi: Nuk ka të ndalur getoizimi i qytetarëve

  • 20 November 2017 - 14:21
Kuçi: Nuk ka të ndalur getoizimi i qytetarëve

Politologu Gurakuq Kuçi pohon se Kosovës dëmet e saj më të mëdha karshi marrëdhënieve ndërkombëtare në përgjithësi dhe Brukselit në veçanti po i ndodhin në masë të madhe për fajin tonë, politikës sonë joserioze e të papërgjegjshme."Kjo sepse politika në Kosovë i ka shikuar vetëm interesat kruciale personale dhe hera- herës për të shpëtuar kanë bërë gabime të qëllimshme ndaj Kosovës. BE-ja për interesat e veta i ka shfrytëzuar këta autokratë e uzurpokratë që tani është bërë mjaft. Është bërë mjaft me stabilitet në dëm të demokracisë, me të korruptuar në vend të zhvillimit ekonomik dhe me koncesione në dëm të shtetit. Gjykata Speciale nuk është e mjaftueshme, nevojitet një gjykatë ndërkombëtare kundër korrupsionit për Ballkanin Perëndimor, propozim ky nga profesor Blerim Reka", theksoi Kuçi për "Kosova Sot". Ndryshe, një furi e dështimeve, sipas tij, po e pret Kosovën nga vetë politikanët e tanishëm të saj.

(Kosova Sot)