Berjani: Masa urgjente ndaj kompanive që thyejnë bllokadën e BE-së ndaj Rusisë

  • 20 November 2017 - 14:24
Berjani: Masa urgjente ndaj kompanive që thyejnë bllokadën e BE-së ndaj Rusisë

Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për gazetën"Kosova Sot", ka thënë se si shoqatë e naftëtarëve shprehin shqetësim pse Doganat e Kosovës po vazhdojnë që edhe më tutje të lejojnë importimin e derivateve të naftës ruse, ndonëse thotë se kjo sasi ka shënuar rënie. Ai thotë se embargoja e importimit të mallrave ruse duhet që të respektohet me përpikëri nga institucionet tona, sepse bëhet fjalë për një embargo të vendosur nga aleatët tanë, BE-ja dhe SHBA-ja. "Urgjentisht qeveria jonë duhet që të ndërmarrë masa ndaj këtyre kompanive bandisteske që nuk po i respektojnë vendimet për embargon e mallrave ruse, që i kanë vendosur BE-ja dhe SHBA-ja", është shprehur ai.

(Kosova Sot)