Përgjimet kompromentuese, biznesmeni i shkruajti babait në “What’s up”: Ba, më ka kap…

  • 20 November 2017 - 14:40
Përgjimet kompromentuese, biznesmeni i shkruajti babait në “What’s up”: Ba, më ka kap…

Biznesmeni Ores Sota u kap nga Policia ne 1 nentor ne Elbasan, me 863 mije euro ne makine dhe me dy patentat e Saimir Tahirit.

Sot ne seancen gjyesore ne Gjykatën e Krimeve të Rënda ku u vendos qe biznesmeni te lihej ne burg, u paraqitën prova të tjera për rastin, si dhe biseda të përgjuara.

Mes materialeve të vëna në dispozicion të Gjykatës ditën e sotme, ishte edhe biseda që Orest Sota ka zhvilluar me babain e tij në momentin që është ndaluar nga policia.

Në një bisedë të zhvilluar në “What’s up”, biznesmeni Lefter Sota i kërkon të birit të shkojë tek Metalurgjiku, por vetëm disa minuta më pas ai e njofton se është ndaluar nga policia.

E diel 29 tetor
Biznesmeni Sota: Ba si je, ku je?

E mërkurë, 1 nëntor
Biznesmeni Sota: Po vjen?
O.Sota: Po. Ku je ti në zyrë?
Biznesmeni Sota: Po. 069xxxxxxx Jusuf. Shko në Metalurgji
O.Sota: Ok.
Biznesmeni Sota: Ba …
O.Sota: Më ka kap policia

(Kosova Sot)