Kadrijaj: Zgjedhjet, kulmi i hipokrizisë dhe rënie e moralit

  • 20 November 2017 - 16:13
Kadrijaj: Zgjedhjet, kulmi i hipokrizisë dhe rënie e moralit

"Këto zgjedhje treguan kulmin e hipokrizisë së partive politike, e po ashtu edhe rënien e moralit dhe optimizmit e besimit tek qytetari i Kosovës", është shprehur ai. "Këto zgjedhje treguan që morali dhe politika nuk janë takuar askund në vendin dhe masën e duhur, sepse tani sidomos në balotazh u tregua fytyra e vërtetë e subjekteve politike, e sidomos të Lëvizja 'Vetëvendosje', AKR-ja dhe LDK-ja që e kanë traumatizuar opinionin me "parime", duke e akuzuar njëra-tjetrën për korrupsion, krim të organizuar e mungesë të patriotizmit, deri për moral politik, derisa pikërisht ky balotazh tregoi fytyrën e tyre. Këto zgjedhje treguan më së miri që është kontrabanduar vota duke blerë vota, sidomos nëpër kafenetë që ishin bërë vend pazari i votës", është shprehur analisti Mustafë Kadrijaj.

(Kosova Sot)