Zjarr në pyjet e Kastës në Elbasan

  • 30 July 2015 - 08:54
Zjarr në pyjet e Kastës në Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e ditës së enjte në një pjesë të masivit pyjor të Kastës në qytetin e Elbasanit.
Forcat e policisë dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, transmeton shekulli. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.
Ndërkohë që policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.