Ahmeti: Kemi të bëjmë me një gjykatë që në substancë është diskriminuese

  • 20 November 2017 - 16:20
Ahmeti: Kemi të bëjmë me një gjykatë që në substancë është diskriminuese

Analisti Hidajet Ahmeti thotë se duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me një gjykatë që në substancë është diskriminuese, pasi që është i dedikuar për krimet e supozuara të luftës çlirimtare të UCK-së, ndonëse sipas tij vetë miratimi i këtij ligji lëkundi në themel kredibilitetin e institucioneve të Kosovës, duke i dhënë një imazh jo të hijshëm shtetësisë në konsolidim dhe të njëjtën kohë duke njollosur vlerat e UÇK-së si një ushtri që në objektiv kishte luftën e drejtë e çlirimtare për liri dhe pavarësi."Gjykoj se me funksionalizimin e Gjykatës Speciale do të këtë një tronditje në skenën politike kosovare, por besoj se ngritja e akuzave do të fillojë nga bishti, duke filluar me njerëzit që kanë më pak ndikim në skenën politike kosovare. Edhe nëse në sirtarët e kësaj gjykate janë dosjet e njerëzve me ndikim në skenën politike kosovare, Gjykata Speciale nuk do ta ketë guximin që të fillojë nga ata, pasi që mund të rriten tensionet në opinion publik, që potencialisht mund të shkaktojnë destabilitet brenda shtetësisë së brishtë të Kosovës", theksoi analisti Hidajet Ahmeti për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)