Guraziu: Prapa kompanive importuese janë figura të larta politike dhe të nëntokës

  • 20 November 2017 - 16:24
Guraziu: Prapa kompanive importuese janë figura të larta politike dhe të nëntokës

Analisti Ragip Guraziu theksoi për "Kosova Sot" se e tërë kjo punë e pistë dhe kontrabandë me derivate po bëhet dhe po lejohet, ngase pikërisht prapa këtyre kompanive qëndrojnë figura të larta politike dhe të nëntokës". "Dogana realisht këto importe të naftës nga Rusia as që ka guxim që t'i ndalojë e t'i kontrollojë. Bile për më tepër të tilla importe më së shumti për nga sasia zhdoganohen në terminalet doganore të të inkriminuarve që janë të lidhur me nëntokën kriminale, siç janë vëllezërit Devolli", theksoi ai."Është për t'u brengosur se deri kur kosovarëve do t'u shitet nafta dhe derivatet e naftës ruse, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar me vendim të Qeverisë. Kjo po ndodh ngase Dogana po i mbyll sytë para naftës ruse që po hyn me letra të "falsifikuara" dhe askush nuk ka guxim që t'i ngacmojë këto kompani për këtë kontrabandë që e bëjnë në formë ashiqare, kurse përgjegjësia nuk është askund dhe kjo mund të ndodhë vetëm këtu në Kosovë", është shprehur Guraziu.

(Kosova Sot)