Luftë e ashpër Ahmeti-Abrashi në Prishtinë, LDK fiton plus 100 vota

  • 20 November 2017 - 16:32
Luftë e ashpër Ahmeti-Abrashi në Prishtinë, LDK fiton plus 100 vota

Arban Abrashi ka ngushtuar rezultatin me Shpend Ahemtin në garën për të parin e kryeqytetit.

Burime  brenda KQZ-së bëjnë të ditur se Arban Abrashi ka fituar 100 vota me shumë në krahasim rezultatin preliminar që është kumtua dje nga KQZ.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në shkollën “Nazim Gafurri” kishin ndodhur disa gabime gjatë numërimit të rezultateve në dëme të Arban Abrashit të LDK-së.

“Arban Abrashit i janë kthyer 100 vota në shkollën “Nazim Gafurri” pasi që të njëjtat nuk ishin numëruar gjatë rezultatit premilinar për shkak të disa gabimeve që ishin bërë në atë qendër gjatë numërimit”, ka thënë burimi brenda KQZ-së.

Kujtojmë se nga rezultatet preliminare që i ka publikuar KQZ, kreu aktual i komunës Shpend Ahemti ka marrë 41.403, ndërkaq kundërkanditati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka marrë 41.096 vota.

Por, me kthimin i 100 votave në favor të Abrashit ngushtohet edhe më tutje epërsia në mes Ahemtit dhe Abrashit.

Gara për të parin e Prishtinës mbetët e hapur dhe pritet të vendosin votat me kusht që janë prej 1824 sosh.

(Kosova Sot)