Nusja: I trajtoj si prindërit e mi, vjehrri dhe vjehrra s’po na lënë të kemi fëmijë!

  • 20 November 2017 - 16:59
Nusja: I trajtoj si prindërit e mi, vjehrri dhe vjehrra s’po na lënë të kemi fëmijë!

Marrëdhëniet me vjehrrin dhe vjehrrën, fatkeqësisht nuk janë gjithmonë harmonike. Një grua e re ka treguar se ka debate të forta në familjen e burrit. Historia e saj është rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Mirëdita. Jam një 29 vjeçe nga Shkodra dhe kam një problem të madh që më shkakton çdo ditë stres e debate me burrin.

Vjehrri dhe vjehrra ime, me të cilët jetoj bashkë me burrin, nuk më respektojnë. Prej ditës së parë që kam shkuar në shtëpinë e tyre i kam trajtuar si prindërit e mi dhe kurrë nuk kam bërë diçka gabim karshi tyre.

Por ata të dy nuk më respektojnë, e përfitojnë nga fakti që jam e edukuar dhe e sjellshme.

A është e drejtë që burri im hesht para kësaj padrejtësie? Ai e sheh vetë si më nëpërkëmbin ato mua, e thotë që nuk do të grindet me ta, e më kërkon t’i hapi rrugë.

Po mbaj aq shumë, sa nuk ka më!

Hedhin kunja për çdo gjë, shajnë origjinën time. Për çdo gjë në shtëpi unë e kam fajin. Unë jam tersi, unë jam mallkimi, kur unë vetëm u shërbej.

Kunatën e pres në shtëpi sa herë vjen me tre fëmijë.

Ata një më dy thonë që ajo është rrezja e shtëpisë e lum shtëpia që e ka marrë.

Kam respekt për kunatën, por si nuk e thonë një fjalë të mirë për mua.

Ndoshta nuk ma falin që më burrin u morëm me dashuri, e burri nuk mori atë që donin t’i bënin ata.

Por sinqerisht po më bëhet jeta ferr.

Dua t’i kërkoj burrit të dalim veç, por e di që nuk do të pranojë sepse është djalë i vetëm.

Nuk po bëhemi ende me fëmijë, e jam e bindur se e gjitha nga stresi.

E fundit që dëgjova nga vjehrra është kur po i thoshte kunatës që unë nuk bëj fëmijë…A ka më rëndë se kaq? Po shkalloj….”, shkruan ajo.

(Kosova Sot)