Kryeministri Haradinaj shpreh ngushëllime mikut të tij Çun Lajçit me rastin e vdekjes së vajzës së tij

  • 20 November 2017 - 17:33
Kryeministri Haradinaj shpreh ngushëllime mikut të tij Çun Lajçit me rastin e vdekjes së vajzës së tij

Kryeministri Haradinaj përmes rrjetit të tij social ka shprehur ngushëllime për familjen Çun Lajçit me rastin e humbjes së vajzës së tyre.

“Jam i prekur thellë nga humbja e një jete të re. Bubulina Çun Lajçi braktisi ëndërrat e jetës, prindërit dhe miqtë e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Jam i prekur thellë nga humbja e një jete të re. Bubulina Çun Lajçi braktisi ëndërrat e jetës, prindërit dhe miqtë e saj.

Ishte fëmijë artistësh dhe vet aktore, nga e cila pritej shumë, por ajo e mbylli ciklin e jetës para kohe.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, në veçanti për mikun tim, Çun Lajçin.

Bëhuni të fortë dhe ruani kujtimet për të.

RH

(Kosova Sot)