Hertica: Qytetarët nuk kanë shpresë se këto parti do të ndryshojnë ndonjëherë

  • 20 November 2017 - 17:37
Hertica: Qytetarët nuk kanë shpresë se këto parti do të ndryshojnë ndonjëherë

Humbja e shpresës në këto parti politike që teledirigjojnë edhe kandidatët për kryetar komunash ka ndikuar në zhgënjimin e qytetarëve dhe mosdaljen e tyre as në balotazh, është vlerësim që e jep edhe analisti Ali Hertica."Tani koha po ecën dhe qytetarët nuk kanë shpresë as besim se është hapur rruga drejt ndonjë ndryshimi substancial. Këtë po e dëshmon edhe balotazhi për Prishtinën, për të parin e Prishtinës. Qytetari me mospërfilljen e tij po sinjalizon se është skajshmërisht i pakënaqur me të gjithë lidershipin që ka qeverisur deri më tani, si në nivelin qendror edhe në atë lokal", theksoi për "Kosova Sot" analisti Ali Hertica.

(Kosova Sot)