Pse u largua Visho Ajazi, rrëfimi i Bashës dhe një karikaturë nga Bujar Kapexhiu

  • 20 November 2017 - 18:17
Pse u largua Visho Ajazi, rrëfimi i Bashës dhe një karikaturë nga Bujar Kapexhiu

Përmes një dalje për mediat kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron kryetarin e Bashkisë së Durrësit, i cili sipas tij u kap “gafil” nga ndërkombëtarët duke blerë votat.

 “Duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku u kërkon të blejnë dhe vjedhin votat.

Shërbimet inteligjente dhe ato partnere kanë kapur gafil Dakon, që u ka premtuar tendera kriminelëve me miliona euro për të blerë dhe vjedhur votën për Partinë Socialiste”, tha Basha.

Sipas tij çështja “Dako” solli edhe largimin e ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Likës.

“Këto prova janë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këtë fakt e di Gjushi dhe mentori i tij, Edi Rama. Për këtë arsye ata ndërhynë për të larguar prokurorin që po hetonte këtë aferë kriminale.

Kjo është një nga çështjet ku gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të shefit të inteligjencës shqiptare. Rama po përpiqet të shpëtojë Gjushin dhe gjushët e tjerë dhe përmes presionit kriminal ka larguar prokurorin Anton Martini, që po e hetonte çështjen”, theksoi Basha.

Por largimi i Visho Ajazait nga kreu i SHISH dhe propozimi i Edi Ramës për ta çuar ambasador në NATO, nuk ka mbetur pa u “goditur” nga pena e karikaturistit Bujar Kapexhiu.

Image

 

 (Kosova Sot)