Bomba e Berishës për udhëtimin e Tahirit: Mashtron, hiqjani mandatin këtij trafikanti!

  • 20 November 2017 - 18:19
Bomba e Berishës për udhëtimin e Tahirit: Mashtron, hiqjani mandatin këtij trafikanti!

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një punonjësi në Rinas, i cili pretendon se sipas sistemit TIMS, udhëtimi i Saimir Tahirit nuk korrespondon me arysen që ai dha për largimin nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Ashtu siç u bë e ditur në të gjitha mediat, Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë për të asistuar të atin pasi ky i fundit do të kryente një ndërhyrje kirurgjikale. Por sipas denoncimit të Berishës, largimi i Tahirit më datat 17 deri më 20 nëntor, nuk përkon me largimin e të atit, i cili në këto ditë ka qenë në Shqipëri dhe jo Gjermani.

Pra koha kur Tahiri ka udhëtuar në Gjermani për të takuar të atin, nuk korrespondon me qëndrimin e Bashkim Tahirit në Gjermani.

Nëse kjo çështje rezulton e vërtetë, atëherë bie poshtë arsyetimi se Tahiri është larguar në Gjermani për të takuar të atin që do të operohej, duke shtuar kështu edhe një tjetër hije dyshimi mbi të.

Mbi këtë denoncim, Berisha ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin dhe ish ministrin, i akuzuar nga Prokuroria për trafik ndërkombëtar të drogës dhe lidhje me grupin kriminal të Habilajve.

Për më tepër lexoni statusin dhe denoncimin e publikuar nga Berisha:

Saimir Trafiku ka mashtruar drejtesine dhe parlamentin!

Oficeri dixhital denoncon:

-mashtrimin kriminal te Saimir Trafikut per motivin e largimit te tij ne Gjermani ne kundershtim dhe thyerje flagrante te kushtetutes dhe vendimit te parlamentit. Sipas tije, bazuar ne te dhenat e sistemit TIMS, Saimir Trafikut ka qene ne Gjermani nga data 17 deri me daten 20 nentor dhe, po sipas sistemit TIMS, Bashkim Tahiri ne keto data nuk ka qene fare ne Gjermani por vetem ne Shqiperi.

Edhe njehere bej thirrje ti hiqet menjehere mandati ketij trfikanti gangester.

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb

“Pershendetje Doktor.Sipas sistemit TIMS Saimir Tahiri ka qene ne Gjermani nga data 17 deri 20 nentor.Por ne kete kohe babai i tij Bashkimi ka qene ne Shqiperi e jo ne Gjermani sic deklaron ai.

 (Kosova Sot)