Dushi: Këto janë dokumentet për dallaverxhinjte e zgjedhjeve në Prishtinë (Foto)

  • 20 November 2017 - 22:41
Dushi: Këto janë dokumentet për dallaverxhinjte e zgjedhjeve në Prishtinë (Foto)

Anëtari me më së shumti përvojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi ka thënë se dokumentet zyrtare tregojnë dallaverxhinjët e vërtetë të procesit zgjedhor në kryeqytet.

Sipas tij, asnjë parregullsi nuk do të kalojë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Dokumentet zyrtare tregojnë dallaverxhinjët e vërtet të procesit zgjedhor në Prishtinë…asnjë dallaver eventual nuk do të kalojë, vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e djeshme, duhet të pastrohet dhe qartësohet!

(Bashkangjitur janë: 1.formulari origjinal i plotësuar në vendvotim dhe 2.Raporti për të njëjtin vendvotim në faqen faqen zyrtare të KQZ-së. Korrigjimi është bërë sipas formularit të parë i cili është plotësuar në vendvotim në anën e majtë)

(Kosova Sot)