"ISIS-i ka marrë fund!", Irani shpall zyrtarisht fundin e Shtetit Islamik

  • 21 November 2017 - 10:52

Në një deklaratë të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, presidenti iranian Hassan Rouhani ka shpallur fundin e ISIS-it.

Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneralmajor Qassem Soleimani, gjithashtu shpalli fundin e grupit xhihadist që vepronte në Siri dhe Irak në një mesazh të publikuar ditën e sotme.

Deklarata e Rojeve Revolucionare gjithashtu falënderoi aleatin e saj, grupin militant libanez Hezbollah, për rolin e saj "vendimtar" në luftën kundër terroristëve.
Militantët iranianë kanë ndihmuar në sundimin e presidentit sirian Bashar al-Asad që nga viti 2014, kundër kundërshtarëve të moderuar dhe ekstremistëve.
Të paktën 1,000 luftëtarë iranianë, disa prej të cilëve janë refugjatë, mendohet të kenë vdekur në luftime.

Përtej kufirit në Irak, milicitë Shia të financuara nga Irani janë pjesë e koalicionit të mbështetur nga SHBA-ja, dhe dëbuan ISIS-in nga kryeqyteti irakian i Mosulit.
Në një fjalim televiziv nga Bejruti të hënën natën, edhe kreu i Hezbollahut Hassan Nasrallah tha se grupi ishte gati të tërhiqte trupat e saj nga Iraku sepse ISIS-i kishte marrë fund.

(Kosova Sot)