Hajnat vjedhin 300 boksa me cigare në një market në Kosovë

  • 21 November 2017 - 11:43
Hajnat vjedhin 300 boksa me cigare në një market në Kosovë

Në orët e para të ditës së sotme (01:45), persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në një market në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë dhe aty kanë arritur të vjedhin 300 boksa me cigare.

Policia është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti, sipas deklarates zyrtare:

“Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe aty është konstatuar se personi/at e dyshuar kanë depërtuar me forcë me çrast kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme të cigareve të llojeve të ndryshme”.

Policia është duke punuar intensivisht në ndriçimin e rastit dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës.

(Kosova Sot)