Miftari: Protagonistët e aferave korruptive

  • 21 November 2017 - 12:58
Miftari: Protagonistët e aferave korruptive

Analisti Naim Miftari thotë se problemi është se gjatë misionit, sidomos të UNMIK- ut, por edhe të EULEX-it, tek ne kanë ardhur edhe shumë ndërkombëtarë të korruptuar edhe më parë. "Mos të harrojmë pa përmendur Gerhard Fisherin, ish- shefin e shtyllës kryesore të UNMIK- ut, njeri i korruptuar në nivel botëror erdh tek ne si shpëtimtar, ose Xhoe Trashlerin me aferën e Gjibraltarit, ku u vodhën dhjetëra miliona euro kinse investime për KEK-un. Dhe, mos të harrojmë ish- AKM- në, ku pos hajnave dhe keqbërësve tanë ishin bërë edhe ata keqbërës ndërkombëtarë që ishin ardhur dhe kanë ardhur në Kosovë për t'u pasuruar në mënyrë të paligjshme", theksoi ai.

"Edhe ata ndërkombëtarë që nuk kanë ardhur të korruptuar në Kosovë, pushteti vendor dhe ai politik i korrupton edhe ata ndërkombëtar që t'i përkrahnin publikisht, sidomos të korrupsionit masiv ishin ambasadorët dhe ndihmësit e tyre, ambasador të shteteve të fuqishme, që përkrahnin disa edhe sot pushtetarë të lartë dhe politikanë të korruptuar vendor vetëm që në vendet e tyre, kur të kryenin misionin diplomatik të ambasadorit të ktheheshin nga kanë ardhur në vendet e veta si multimilionerë", u shpreh më tutje Miftari. "Dhe, gjersa politikanët janë të korruptuar dhe vjedhin edhe vetë, dhe mos t'ju dhimbset mossundimi i ligjit, i drejtësisë, gjersa kryeministrat, kryetarët, ministrat dhe gjyqtarët, prokurorët tanë janë të korruptuar, pse mos të korruptohen misionarët diplomatikë dhe ndërkombëtarë", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Miftari. 

(Kosova Sot)