Kocijancic tregon se a do të përfshihet SHBA në dialogun Kosovë - Serbi

  • 21 November 2017 - 14:30
Kocijancic tregon se a do të përfshihet SHBA në dialogun Kosovë - Serbi

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian Maja Kocijancic, është përgjigjur rreth pyetjeve nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në dialogun e ardhshëm mes Prishtinës dhe Beogradit që udhëhiqet nga shefja e BE-së për politika të jashtme Frederika Mogherini.

Kocijancic ka thënë se SHBA-ja do të  bashkëpunoj në këtë proces në të ardhmen siç ka qenë edhe në praktikën e më hershme.

“Ne jemi duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perëndimor”, tha për B92, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, transmeton Indeksonline.

Sipas saj, kjo vlen edhe për çështjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, mes Kosovës dhe Serbisë, dialog ky i cili pritet të nisë së shpejti

 (Kosova Sot)